Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur i bindur se Qeveria nuk i ka votat për ta miratuar Demarkacionin.
Selimi i kontaktuar nga lajmi.net, ka thënë se duke pasur përvojë nga e kaluara, Qeverisë nuk do të duhej t’i lihej në besë çështja e Demarkacionit.
“Tashmë është konfirmuar se Qeveria nuk i ka votat për Demarkacionin, por duke pasur përvojë nga e kaluara askush nuk do të duhej të mendonte që Qeverisë t’ia linte në besë këtë punë”, ka thënë deputeti Selimi.
Ai ka thënë se opozita është e bashkuar për ta kundërshtuar këtë marrëveshje, e cila sipas tij është e konfirmuar si e keqe dhe e dëmshme.
“Prandaj, opozita është e bashkuar për ta kunëdrshtuar Demarkacioni, e cila është e konfirmuar si e keqe dhe e dëmshme. Por që është e mundshme për tu kthyer mbrapsht”, ka shtuar Rexhep Selimi për lajmi.net
Ky reagim ka ardhur pas konfirmimit nga këshilltari i kryeministrit, Faton Abdullahu që Demarkacioni do të shkojë në Kuvend gjatë javës së ardhshme.