Nga kritikues në fotografues! Muhamed, a je ti o vëlla?! (VIDEO)

Përvoja e tij e gjatë në fushën e gazetarisë Muhamed Zeqirit ia ka mundësuar që të merr pamjet më të qarta të rivalit të deridjeshëm politik gjatë kohës kur ai po e bënte betimin si kryeparlamentar i sapozgjedhur i Maqedonisë. Mirëpo, janë ende të freskëta pamjet kur Zeqiri dhe Xhaferri nuk kishin kursyer fjalorin në ballafaqimin e tyre politik. Asokohe, Zeqiri me të drejtë kërkonte llogari nga ish ministri i mbrojtjes i Nikolla Gruevskit, Talat Xhaferri, tani kryeparlamentar i Maqedonisë.

Por, tani rrethanat kanë ndryshuar. Në paraqitjet e fundit mediatike të Zeqirit ai fajtor dhe përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet Maqedonia e ka bërë kryekëput vetëm partinë e Nikolla Gruevskit.
“Ajo që ndodhi të enjten tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit 10-vjeçar të Nikolla Gruevskit”, deklaroi në Top Show, Zeqiri, duke e harruar edhe kësaj radhe fytyrën dhe përgjegjësinë e BDI – së apo, mbase, duke e shfaqur fytyrën e tij të vërtetë!Xhaferri mbase nuk e kishte ngritur zërin tek “shefat e tij”, siç shprehej dikur Zeqiri, por shihet qartë se për çfarë e përdor gishtin e tij deputeti shqiptar i LSDM – së në funkcion për ta fotografuar dhe xhiruar Xhaferin./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme