Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, thotë se zgjedhjet e parakohshme, ishin shumë sfiduese, marrë parasysh afatet e shkurtra kohore për organizimin e tyre.
Ajo pranon se një pjesë e diasporës nuk do të mund të votojë, por thotë se stafi i KQZ-së është duke u lodhur.
Madje Daka thotë se sfidë për të dhe stafin e KQZ-së janë edhe lodhjet kronike. Thotë se ajo dhe anëtarët e tjerë nuk po kanë kohë as për familje.
“Ka edhe shumë sfida të tjera, duke filluar, nga ato që janë më banale, që është lodhja kronike që e përcjell gjithë stafin e KQZ-së, anëtarët, duke më përfshirë edhe mua, ku tanimë nuk kemi kohë për familje e as, si ta them, një jetë personale”, ka thënë ajo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. /Insajderi.com