Më kërkesë të autoriteteve komunale, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë sot vendim që në pronën e ndërmarrjes shoqërore “Podrima” në Hoçë të Madhe të ndërtohet një objekt i përkohshëm “Teatri veror”.
Banorët e Hoçës së Madhe së shpejti do ta kenë një godinë të re, ku do të mund të shohin performanca dhe shfaqje të ndryshme teatrore.
Këtë nismë e kishte ndërmarrë Komuna e Rahovecit me qëllim të ngjalljes së jetës kulturore në këtë lokalitet dhe inkurajimit të të rinjve për t’u marrë me aktivitete kulturore.
Më kërkesë të autoriteteve komunale, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë sot vendim që në pronën e ndërmarrjes shoqërore “Podrima” të ndërtohet një objekt i përkohshëm “Teatri veror” në Hoçën e Madhe.