Shqiptarët janë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës.
Për arsye të ndryshme atyre i është dashur të emigrojnë jashtë atdheut të tyre; jashtë Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Edhe në kontinentin e largët të Australisë jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, transmeton Gazeta Metro
Në vitin 2016 të Institutit Australian të Statistikave ka dhënë numër të saktë të shqiptarëve që jetojnë atje. Ata formuluan një pyetësor ku ndër pyetjet ishte edhe “Çfarë gjuhë tjetër flisni përveç anglishtes”? Nga përgjigjet, rezulton se 9183 banorë të Australisë flasin shqip.
Të anketuarit treguan se vendin e origjinës së tyre ku ishin nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë nga Maqedonia, po edhe Presheva.
Ja lista e shqipfolësve të Institutit Australian të Statistikave:
Victoria 6,834
New South Wales 772
South Australia 579
Queensland 512
Western Australia 404
Australian Capital Territory 48
Northern Territory 20
Tasmania 14./gazetametro.net