Presidenti Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Qaniu ishte një zë origjinal në të gjitha periudhat nëpër të cilat kalojë shoqëria shqiptare. Familjes Mehmedi dhe gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.
Qani Mehmedi, ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë./Sakte.net