Gazeta britanike, Telegraph, ka raportuar dje se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të paguaj deri në 40 miliardë euro për tërheqje nga Bashkimi Evropian, në procesin që njihet si Brexit.
Kjo gazetë, duke i cituar tre zyrtarë “të lartë” raportoi se qeveria britanike ka konkluduar se pagesa është e vetmja mënyrë për ta përfunduar rrugën pa krye në negociatat aktuale me zyrtarët e BE-së.
Kjo është hera e parë që në Britani është paraqitur një e dhënë për pagesë lidhur me Brexit.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kanë thënë se fatura mund të jetë së paku 60 miliardë euro, janë shprehur se dëshirojnë progres të rëndësishëm për këtë kapitull, para se bisedimet të fillojnë për çështje shumë më të ndërlikuara.