Robert Carolan ka deponuar në Presidencë dorëheqjen nga pozita e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Informata u është përcjellë edhe autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore.
Sebep për të marrë këtë vendim gjyqtari amerikan, është bërë një hetim që është duke e zhvilluar Bashkimi Evropian përkitazi me mënyrën se si ai është paguar nga EULEX-i dhe gatishmëria e këtij misioni për t’ia hequr imunitetin në një rast gjyqësor përballë ish-kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasani.
Carolan ishte dorëhequr edhe dy vjet më parë, por pas disa kohësh i kishte rënë pishman dhe ishte rikthyer në Kushtetuese.