Kur Rugova e kishte bërë Ramushin kryeministër dhe rruga e tij deri tek vazhdimi i mandatit!

Ramush Haradinaj, kishte arritur të bëhej kryeministër i vendit me 3 dhjetor 2004. Këtë e kishte arritur duke qenë kryetar i partisë së tretë më të votuar në zgjedhjet e asaj kohe.

Ibrahim Rugova e kishte bërë Haradinajn kryeministër pasi ai me Hashim Thaçin nuk arrinin një marrëveshje.

Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj kishte për detyrë që të siguronte që Kosova ti përmbushë disa standarde, para se të caktohej statusi i saj.

Standardet kërkonin themelim të institucioneve demokratike, liri të lëvizjes, kthim të të shpërngulurve, të drejtat për komunitetet, sundim të ligjit, etj.

Por kjo nuk ishte arritur. Në ditën e 95-të të qëndrimit në pozitën e kryeministrit, ende pa mbërritur 100 ditshin, një dokument i ardhur një mëngjes marsi 2005 nga Gjykata e Hagës që akuzonte Haradinajn për krime lufte, ia ndërroi atij drejtimin.

Ai dha dorëheqje nga kreu i ekzekutivit më 8 mars 2005, duke shkuar vullnetarisht në Hagë bashkë me dy ish-luftëtarë të UÇK-së Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn.
Qysh atëherë Haradinaj nuk ka rreshtur së punuari në betejën e tij për t’u bërë kryeministër.

Kjo betejë e tij u duk se po shkon drejt fundit dhe fitores, kur në mesnatën e 16-17 majit të këtij viti -kur ishte koha e fundit e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhjet e 11 qershorit – Ramush Haradinaj në koalicion me Fatmir Limajn pranoi ofertën e Kadri Veselit për të garuar së bashku.
Por dinamika e gjithë kësaj rruge të Haradinajt për tu bërë kryeministër ndryshoi pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Kolaicioni PAN nuk arriti të marrë shumicën. Qytetarët nuk e votuan masivisht këtë koalicion ashtu siç propagandohej nga tri partitë e koalicionit.

PAN 245 mijë e 627 vota apo 33.74 për qind. Me këtë përqindje fituan vetëm 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje fitoi 32 deputetë ndërsa LDK në koalicion me AKR dhe Alternativa fitoi 29. Kësisoj, Haradinaj u përballë me një situatë që atij nuk i garantonte postin e kryeministrit.
Haradinaj ai prtitet te marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës./Sakte.net – Insajderi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme