Kandidati i PDSH-së Bardhyl Dauti ka cilësuar si obligim ndaj qytetarëve të Tetovës, kandidimin e tij për këtë komunë. Dauti ka thënë se Tetovës i nevojitet kthimi i shpresës, sidomos rinisë në këtë komunë. dhënë deklaratë pas kandidimit të tij për kryetar të Tetovës
“Kandidimi për këtë post është një obligim i lart moral para të gjithash ndaj qytetarëve të komunës së Tetovës, të cilët kanë përvuajtur nga shërbime publike me cilësi të ulët nga qeverisja e kaluar e komunës së Tetovës që shpresojmë që nuk do të përsëritet. Arsyeja e dytë është që të rikthehet shpresa veçanërisht te gjenerata e re për një jetë më të mirë urbane, për një qytetari aktive për një kulturë qytetare dhe për shërbime publike më të sakta, më të mira dhe më të mirëseardhura për qytetarët e komunës së Tetovës të cilët dorën në zemër u kanë munguar në qeverisjen e kaluar. Këto poste nuk janë personale, gjithsesi se janë publike dhe besojë që detyrë që do të ushtroj si kryetar i komunës së Tetovës do të jetë një detyrë e rëndësishme para së gjithash për të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës. Plani është i detajuar operacional dhe i saktë. Pikë së pari është rikthimi i shpresës për një jetë më të mirë, për një jetë më të mirë urbane, për një qytetari më aktive dhe për shërbime politike më efikase. Qytetarët e Tetovës janë ballafaquar me detyrime të larta fiskale për kundër vlerë të shërbimeve të ulëta nga qeverisja e kaluar komunale gjë që nuk do të përsëritet dhe do të bëjmë harmonizime të tilla buxhetore në mënyrë që edhe detyrimet fiskale të qytetarëve të komunës së Tetovës të jenë të ulëta dhe për ato detyrime që do të paguajnë të gëzojnë beneficione më të larta. Pra duhet të konsiderohet edhe harmonizimi i mirëqenies së qytetarëve të komunës së Tetovës me mundësi dhe kapacitete buxhetore që komuna e Tetovës mund të ofroj në emër të shërbimeve publike qytetarëve”, ka thënë Dauti
Bardhyl Dauti është lindur në vitin 1982 në Tetovë ndërsa ka doktoruar në Shkencat Ekonomike, në Universitetin e Lubjanës. Para se të zgjidhej deputet në këtë përbërje të kuvendit ai ka qenë këshilltar në komunën e Tetovës nga radhët e PDSH-së. /TV Koha