Anketa e sontshme e realizuar nga portali Sakte.net në bashkëpunim me portalin Almakos.com është fokusuar në Komunën e Çairit.
Sipas votave të lexuesve të cilët nuk kanë ngurruar ta shprehin mendimin në raport me kandidatët me të cilët garojnë partitë politike, nënkryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kandidat i kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi ka grumbulluar më shumë vota në raport më kundërkandidatët e tjerë, i pasuar nga Visar Gani i BDI – së dhe Faruk Avdiu i Aleancës për Shqiptarët. Më pas ka ngelur kandidati i PDSH – së, Idriz Orana.
Ibrahimi ka grumbulluar 303 vota ne Sakte.net dhe 107 vota ne Almakos.com, gjithsej 410.
Ganiu ka grumbulluar 120 vota ne Sakte.net dhe 90 vota ne Almakos.com, gjithsej 210 vota.
Sipas votave të numëruara, në Sakte.net dhe Almakos.com nëse votuesit e LSDM – së do t’i bindeshin thirrjes së Zoran Zaev për ta përkrahur kandidatin e BDI – së, shumëçka në balotazh do të varej edhe nga votuesit e Aleancës për Shqiptarët e cila ndonëse e treta në sondazh, ka grumbulluar një sasi të konsiderueshme votash.
Por, një gjë është e sigurtë, në komunën e Çairit pritet garë e fortë politike midis Lëvizjes BESA dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI në këtë garë është në disavantazh pasi që synon mandatin e katërt me radhë për të qeverisur me këtë komunë, ndërsa shqiptarët që votuan në zgjedhjet e kaluara LSDM për të rrëzuar binomin VRMO – DPMNE – BDI, janë të predispozuar të lëvizin në drejtim të kandidatit të Lëvizjes BESA, gjë që do ta siguronte fitoren e kësaj partie./Sakte.net
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/738639932991385/?notif_t=feature_limits¬if_id=1505764571199957