Gruevski: Shqiptarët gabuan që u bënë me Zaevin

sh-kryeministri i Maqedonisë, tashmë udhëheqës i opozitës në këtë vend, Nikolla Gruevski, ka thënë se nuk e sheh aspak me sy të mirë koalicionin ndërmjet Zoran Zaevit e Ali Ahmetit.

“Shqiptarët nuk janë të njoftuar mirë me anët negative të LSDM’së, dhe nëse ata i ofrojnë diçka, do të kapen në rrjetën. Dhe u kapën në rrjetën”, është shprehur Gruevski, gjatë një interviste në Klan Kosova.

“Lejoni që të kalojë një vit ose dy, dhe të flasim sërish se çfarë do të ndodhë. Shqiptarët u kapën në rrjetën e LSDM’së”, ka thënë ai më tej.

E kalimin e BDI’së në krahun tjetër, kreu i VMRO-DPMNE e cilësoi thyerje të rregullave, që e bënë vetë krerët e saj.

Gruevski foli edhe për komunat shqiptare, dhe investimin që u bë në to, sa ishte kryeministër.

Ai pohoi se buxhetin e kishte ndarë njëjtë, si për komunat maqedonase, ashtu edhe për ato shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme