Pal Lekaj: Kam pritur më shumë nga Mimoza Kusari – Lila, më ka dëshpëruar (Video)

Udhëheqësi i grupit parlamentarë të AAK – së, Pal Lekaj, ka qenë i ftuar në intervistën “Saktë”. Në këtë intervistë Lekaj ka folur lidhur me veprimet e AAK’së pas rikthimit në parlament, mundësitë e bashkëpunimitn dhe bashkëqeverisjeve në të ardhmen si dhe për veprimet që do t’i ndërmarrin si koalicion bashkërisht me Nisma për Kosovën.

Lekaj ka folur edhe për akuzat që janë adresuar ndaj tij për korrupsion nga Mimoza Kusari – Lila për të cilën ka thënë se ka pritur që të tregojë performancë më të mirë si kryetare.

“Kam menduar se Mimoza Kusari – Lila do ta bëjë më të mirën e mundshme për zhvillimin ekonomik në Gjakovë, mirëpo në këtë drejtim mund të them se jam i dëshpëruar”, ka thënë Lekaj, ish kryetar i Komunës së Gjakovës që njëkohësisht ka bërë të ditur se AAK në zgjedhjet e ardhshme në këtë komunë do të kandidojë me Ardian Gjinin.

Ai ka thënë se kurrë nuk ka pasur presion nga partia e tij që të punojë në kundërshtim me ligjin apo në shërbim të interesave të individëve.

Intervista “Saktë” është bashkëprodhim i portalit  Sakte.net dhe televizionit First Channel, ndërsa transmetohet çdo të enjte në ora 22:00./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme