Kurtz nga Partia Popullore e Austrisë ka marrë shumicën e ulëseve në Këshillin Kombëtar, duke dituar 57 prej 183 ulëseve, sipas exit pollit të realizuar nga ORF.
Por, kush është Sebastian Kurz?
Para zgjedhjeve, Kurz shërbeu si ministër i Jashtëm i Austrisë, ishte bërë kryediplomati më i ri në Evropë, kur ishte emëruar në vitin 2013, me vetëm 27 vjeç.
Në maj të vitit 2017 ai u bë udhëheqës i partisë ÖVP. Kurz e filloi karrierën e tij politike në degën e të rinjve të partisë, të cilën ai e kryesoi përpara se të emërohej në Kuvendin e Bashkisë së Vjenës, raporton BBC.
I njohur me nofkën “Wunderwuzzi” (që përkthyer në shqip do të thotë – dikush që mund të ecë mbi ujë), ai është krahasuar me udhëheqësit e rinj të Francës dhe Kanadasë, Emmanuel Macron dhe Justin Trudeau.
Njësoj si Macron, Sebastian Kurz krijoi një lëvizje të re rreth vetes, duke e ri-quajtur ÖVP – e cila më parë kishte qenë në pushtet për më shumë se 30 vjet – por me emër tjetër.
Kurz njihet si mik i shtetit të Kosovës. Në shkurt të këtij viti, në rolin e kryediplomatit të Austrisë, ai e vizitoi Kosovën. U takua me udhëheqësit më të lartë të shtetit, përfshirë ish-kryeministri Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi.
Përveç kësaj vizite, Kurz kishte qenë edhe më parë në vizitë zyrtare në Kosovë – në vitin 2016. Po ashtu, Kurz kishte pritur në një takim zyrtar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Austri, në fillim të këtij viti.
Ai, çdo herë ka shprehur mbështetjen e shtetit austriak për Kosovën.