Demokracia Studentore reagon kundër punimeve të kishës ortodokse në Kampusin e UP-së

Sakte.net/ E Premte- 16 Shtator 2016 / 11:54

Demokracia Studentore shpreh indinjatën e tyre të thellë rreth funksionalizimit të kishës ortodokse në hapësirat e kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e cila gjendet në mënyrë të jashtëligjshme në atë hapësirë që ishte vendosur me dhunë nga “Kasapi i Balkanit” Sllobodan Millosheviç

Kjo kishë nuk ka shërbyer për vite të tëra pas përfundimit të luftës, dhe tani kishtarët serb me idetë e tyre politike të trashëguara nga regjimi jugosllav po tentojnë që të funksionalizojnë këtë objekt fetar, i cili është pengesë për Universitetin dhe studentët.

Kryetari i Demokracisë Studentore z. Mexhid Ramusa shprehet: “Një grup i politizuar serb në mbështetje të disa priftërinjve po tentojnë të vëjnë në jetë politikat e regjimit radikalist të Millosheviçit në Kosovë pikërisht përmes objektit fetar të kishës ortodokse me frymëzimin e Millosheviçit, për ta penguar zhvillimin e Universitetit të Prishtinës, andaj ne fillimisht i’u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për të marrë masat për të ndalur punimet rreth funksionalizimit të kësaj kishe. Ky reagim vjen pasi që këto duhet të jenë hapat e parë, përndryshe nëse nuk ndalen punimet ne do të fillojmë me organizimet e studentëve duke protestuar në të gjithë mënyrat e mundshme për t’i ndaluar këto punime”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme