Bilall Kasami zhvilloi një sërë takimesh me biznesmenë të fuqishëm tetovarë (FOTO)

Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, Bilall Kasami ka pasur një agjendë të ngjeshur gjatë ditës së sotme. I shoqëruar edhe nga Adnan Neziri i “Aleancës për Shqiptarët”, Kasami është pritur në takime nga biznesmenë të suksesshëm dhe të fuqishëm të komunës së Tetovës. Në agjendën e tij ka qenë vizita në “Renova”. Sentis Ag/Qumështorja “Alpi”, “Ekosharr” dhe shumë kompani të tjera të suksesshme.

I kontaktuar nga portali Sakte.net, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka deklaruar se në këto takime të përzemërta është diskutuar për mundësitë e përkrahjes dhe zhvillimit të këtyre bizneseve.
“ Ishin takime të përzemërta me afaristët tanë të suksesshëm me të cilët bashkëbiseduam për sfidat me të cilat ata ballafaqohen, si dhe lehtësirat që duhet të ndërmarrin institucionet për krijimin e mundësive edhe më të volitshme që do të ndikonin drejtpërdrejtë në hapjen e vendeve të reja të punës. Përkrahja e bizneseve dhe krijimi i parakushteve për investime do të jetë një prej prioriteteve kyçe të qeverisjes tonë”, ka deklaruar Kasami.

Ndërkohë, në rrjetin e tij social në takim me z. Shefki Idrizi pronarin e “Renova”, Kasami ka shkruar se kanë bashkëbiseduar për mundësitë e përmirësimit të klimës së biznesit dhe krijimin e parakushteve për tërheqjen e investitorëve që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Tetovës.


“Kompanive në Komunën e Tetovës veçanërisht ju nevojitet përkrahja për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe forcimin e kapaciteteve për të rritur vëllimin e prodhimit vendor.
Sot, pata kënaqësinë të bisedoj me z. Nderim Qazimi, pronari i kompanisë Sentis Ag/Qumështorja “Alpi”, me të cilin diskutuam për praktikat më të mira inovative që rrisin prodhimin dhe na bëjnë konkurrentë me vendet e zhvilluara evropiane”, ka shkruar Kasami.

“Në vazhdën e takimeve me afaristët në Tetovë, bashkë me ekipin tim zhvillova edhe një takim me z. Kasam Zendeli, pronarin e kompanisë “Ekosharr” e cila ka një traditë të gjatë të eksportimit të djathit cilësor.
Bashkërisht biseduam për mindësitë e promovimit të prodhimeve tona, shfrytëzimin e resurseve të pasura natyrore dhe përkrahjen në avancimin e mëtutjeshëm, në këtë zhvillim të hovshëm teknologjik për të qenë sa më konkurues në tregun botëror”, ka qenë informata që Bilall Kasami ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social në këtë ditë me aktivitete të ngjeshura ku kryetemë e takimeve ishte zhvillimi i bizneseve në komunën e Tetovës.

“Një takim i përzemërt me pronarin e kompanisë “Feder Bau”, z. Kadri Bajrami, me të cilin bashkëbiseduam për sfidat me të cilat ai ballafaqohet, si dhe lehtësirat që duhet të ndërmarrin institucionet për krijimin e mundësive edhe më të volitshme që do të ndikonin drejtpërdrejtë në hapjen e vendeve të reja të punës.
Përkrahja e bizneseve dhe krijimi i parakushteve për investime, do të jetë një prej prioriteteve kyçe të qeverisjes tonë në Komunën e Tetovës”, ka shkruar Kasami.


Po ashtu, në një press konferencë Bilall Kasami gjatë ditës ka denoncuar ashpër manipulimet me kontrata mbi vepër të cilat është duke i bërë kundërkandidatja e tij, Teuta Arifi./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme