DioGuardi: Maqedonia është një shtet aparteidi në mes të Evropës, Federalizimi opsion

Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, ish –Kongresmeni Joseph Dioguardi, në dëshminë e tij të fundit para Komitetit të Kongresit për Punë të Jashtme në Washington kishte përmendur opsionin e federalizimit për Maqedoninë.

Ja thekset e tij nga fjalimi në Kongres:

Për Maqedoninë: Shqiptarët përfundimisht duhet të trajtohen si një partner i barabartë në një shtet i cili nuk ka asnjë etni me shumicë absolute. Aty ka bullgarë, sllavë, dhe shqiptarë. Kur ky shtet u krijua, sipas kushtetutës së vitit 1992, u krijua si një shtet maqedonas, dhe ky botëkuptim ende i lëndon shqiptarët dhe i trajton ata si të pabarabartë. Opsion tjetër mbetet federalizimi, për të cilin është folur edhe në fillim vitet e 1990-ta. Dhe nëse kushtetuta nuk ndryshohet për të pranuar shqiptarët si popull shtetformues, atëherë shpëtimi i Maqedonisë është federalizimi – pra një Federatë që u jep të drejtë administrative, financiare, dhe shoqërore, mbi menaxhimin e jetës së vet trojeve të banuara me shqiptar në njërën anë, dhe maqedonasve në anën tjetër. Problemi që kemi në Maqedoni është shumë i kjartë – bardhë e zi: Maqedonia është një shtet aparteidi në mes të Evropës! Shqiptarët nuk jetojnë bashkë me maqedonasit – ata jetojnë të ndarë, por të pabarabartë. Ky është problemi. Tanimë e keni Gruevksin të ekspozuar nga lideri i opozitës sllavo-maqedonase, si një nga pushtetarët me të korruptuar në Evropë. Dhe shqiptarët ende po qëndrojnë të qetë atje deri sa të gjendet një zgjidhje e duhur… /INA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme