Selimi: Thaçi pranoi cilësimin e shqiptarëve si terroristë

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi në Facebook ka reaguar ndaj vizitës së djeshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Stara Grackë të Lipjanit me ç’rast u përkul te pllaka përkujtimore për 14 serbë e vrarë në këtë fshat në korrikun e vitit 1999, transmeton Koha,net.

Por, Selimi ka thënë se përkulja e Thaçit para mbishkrimit ku shqiptarët cilësohen terroristë, është e pafalshme.
Sleimi ka shkruar në Facebook:

Mua nuk do të më bënin përshtypje ndjenjat personale të cilitdo individ, por të pranosh të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si teroristë është e pafalshme për një njëri që pretendon së është president i Kosovës.

Akti i vrasjes së civlëve serbë në Gackë të Lipjanit është kriim që duhet gjykuar dhe ndeshkuar por jo me të cilin mund të paragjykohet një komb i tërë. Aty duhet të flasë drejtësia para se të flasë urrejtja për shqiptarët.

Përderisa nuk janë gjetur dhe gjykuar vrasësit e 14 serbve lokalë në Gackë, cilësimi i shqiptarëve si terorist dhe si fajtorë pa i ditur dorasët është cilësim i poshtër si nga ata që i paragjykojnë shqiptarët si teroristë në pllakatë dhe poashtu edhe nga ata që hedhin lule pranë atij mbishkrimi duke e legjitimuar cilësimin e shqiptarëve si fajtorë e teroristë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme