Autor: Adnan Azizi
Në të gjitha shkollat shqipe imazhi është I njetë: oborr I parregulluar, dera e hyrjes ngjason me dyert e burgjeve, korridore të dëmtuara që ngjasojnë ne rrugët me gropa te vendbanimeve shqiptare, klasa të stërmbushura me nxenës,me fasada të mykura dhe banka e karrige të dëmtuara. Shumë shkolla shqipe sot kanë mësimdhenës me diploma të blera dhe libreza partiake, drejtorët e shkollave janë të emëruar nga partia, prandaj ata punojnë dhe mbrojnë vetëm interesin e saj. Këshilli I shkollës ka pamjen e një nëndege të partisë në pushtet.Arsimi ka kohe qe udhëhiqet nga ministrat me të “suksesshëm ” shqiptar dhe se BDI ka marrë 4-5 mandate në emër të ndërtimit, përmirësimit të infrastrukturës dhe ngritjes së cilësisë në arsim. Në Tetovë edhe pas tri javësh nxenësit shqiptar enden rrugëve të vendbanimeve të tyre dhe kërkojnë mëshirë për zgjidhjen e çështjes së transportit.