Visar Rrecaj, avokati i të dyshuarit i cili tani është në paraburgim, nuk ka dashur të flasë lidhur me detajet, apo arsyet që quan në kryerjen e aktit nga klienti i tij Xh. T. me arsyetimin se mund të dëmtohen hetimet dhe se rasti është shumë i ndjeshëm.
Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë” prokuroja Zejnie Kelaj në kërkesën e saj për caktimin e paraburgimit ka përshkruar se D.S dhe F.S i kishin blerë një telefon motrës së tyre- tani viktimës.
Prokuroja Kelaj përshkruan se bashkëshorti i saj Xh.T. nuk kishte qenë në dijeni për këtë dhuratë dhe kjo kishte shërbyer si motiv që ai të kryente aktin e sulmit dhe vrasjes.
“Viktimat kishin dalë për ta pritur të dyshuarin para shtëpisë së tyre. Në momentin kur ai kishte arritur aty me veturën e tij ‘Golf 2’, pa e ndalur makinën kishte shtënë në drejtim të viktimave me pushkën e tij dhjetëshe duke i lënë të dy të plagosur”.
Prokurorja Kela ka sqaruar edhe rrethanat tjera ku i dyshuari pas këtij sulmi kishte vazhduar rrugën për në shtëpi ku në rrethana mizore kishte qëlluar për vdekje bashkëshorten.
“I pandehuri është kthyer në shtëpinë e tij nga aty e ka nxjerrë nga dhoma gruan e tij duke e nxjerrë në oborr ku ka shtënë të paktën katër herë në drejtim të saj duke shkaktuar vdekjen e viktimës”, thuhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit.
Lajmi.net kishte raportuar disa ditë më parë për këtë rast dhe arsyet pse është vrarë gruaja në Skenderaj. Më poshtë keni mundësi ta lexoni tekstin e plotë: