Të gjithë e kanë parë sot Ilir Metën të nervozuar dhe plot inat ndërsa fliste në lidhje me kompromisin. Por ky inat nuk nisi në mëngjes. U krijuar në orën 1 të mesnatës ai ka pasur një telefonatë nga kryeministri Edi Rama ndërsa Meta ishte në zyrën e tij në kryesinë e Kuvendit.
Pak a shumë telefonata e Ramës ka qenë ironike. Ai e ka pyetur Metën se çfarë po ndodh pasi po shikonte lajmet në televizion dhe nuk po kuptonte gjë.
Përgjigja e Metës ka qenë e papërmbajtur. Burime të afërta me kryetarin e Kuvendit dëshmojnë se Meta ka shpërthyer në të shara duke e pyetur fillimisht se çfarë ishte ajo që kishte bërë. Nuk je mirë, o d…, i ka thënë Meta. Më pas biseda ka vijuar me fyerje të tjera.