“Tash e 12 vjet kam pasur mysafirë të ndryshëm në Rubikon – duke filluar nga personalitete që kanë fituar Çmimin Nobel e deri të individë që kanë përfunduar prapa grilave për vepra kriminale.
Për 12 vjet, duke dashur të ruaj etikën profesionale, asnjëherë nuk kam komentuar mysafirët e emisionit për paraqitjen e tyre në emision.
Por edhe për 12 vjet, asnjëherë nuk kam pasur një individ që nuk ka shfaqur asnjë trohë etike për të ftuarit e tjerë dhe për shikuesit, aq sa më detyroi t’ia tregoj derën.
Për herë të parë në 12 vjet, një individ më detyroi që publikisht t’i them: Mos bëni përpjekje të na manipuloni, na respektoni siç po ju respektojmë edhe ne ju, përndryshe nëse nuk ju pëlqen – derën e keni prapa.
Fare s’besoj që kam gabuar.
Do ta bëja sërish me secilin që sillet në mënyrë të njëjtë!
Falëmnderit!”, ka ka qenë sqarimi i autorit të emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendit pas përfundimit të emisionit ku i ftuar ishte edhe Gëzim Kelmendi, deputet dhe kryetar i Partisë Fjala./Sakte.net