Lubonja: Politikanë të dështuar qëndrojnë në pushtet me paratë e biznesmenëve të korruptuar

Analisti Fatos Lubonja, deklaron se ka shumë politikanë që qëndrojnë në pushtet me paratë e biznesmenëve të korruptuar. Një një opinion për gazetën “Panorama”, Lubonja thekson se ka dhe shumë politikanë që janë të lidhur me botën e krimit.

“Po ti pyesësh shumicën e shqiptarëve, të përgjigjen se shkaku i kësaj gjendje është klasa politike e korruptuar dhe elita intelektuale në shërbim të saj. Ka që flasin edhe për biznesmenë të korruptuar apo të lidhur me krimin. Por ajo që bëhet më pak është lidhja e të dyjave si një fenomen, ku në të njëjtën anë shkaku është politikani dhe nga ana tjetër biznesmeni, një raport shkak pasojë që mbyllet një rreth vicioz, sipas dilemës “Veza pulën apo pula vezën”. Më tej, ai thekson se këta politikanë nuk kanë moral dhe pasion politike por janë të lidhur me krimin për tu pasurua më shpejtë.

Ndërkohë Lubonja kërkonë të gjendet burimi i kësaj ekonomie që sipas tij, po përparon shumë shpejtë tek disa politikanë. “Krimi ka si psikologji pasurimin e shpejtë dhe të lehtë të njerzve që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, që s’kanë as pasione të tjera veç parasë dhe as moral. Në thelbin e vet, një ekonomi e bazuar mbi krimin si një ekonomi njerëzish të paaftë s;mind të jetë veçse një ekonomi e dështuar. Kjo do të prodhojë politikë të dështuar kur politikanët qëndrojnë në pushtet me paratë e biznesmenëve të korruptuar ose janë vetë këta”, shkruan Lubonja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme