Një protestë e organizuar nga qytetarë të Gjakovës kundër ardhjes së parlajmëruar të pelegrinëve serbë në kishën e këtij qyteti ka përfunduar e qetë.
Protestuesit janë shprehur të indinjuar me siç thonë ata “kamuflimin e kriminelëve të luftës si vizitor-pelegrinë”.“Ne nuk jemi kundër asnjë feje por jemi kundër kundër kriminelëve që kanë bërë krime në Gjakovë dhe janë të lirë. Ne kemi mjaft dëshmi që tregojnë që disa nga këta persona kanë kryer krime në Gjakovë”, tha mes tjerash organizatori i kësaj proteste Ideal Zhaveli, shkruan kallxo.com.
Ndërsa komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj ka thënë se për mosardhjen e serbëve kanë marrë konfirmimin nga zinxhiri komandues, edhe pse ishin bërë të gjitha pregatitjet operacionale.Pelegrinët serbë në mënyrë tradicionale vizitojnë kishën e Gjakovës për krishtlindjet ortodokse.