Liderët kosovarë mund të izolohen, kjo është arsyeja

Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe moskalimi i Demarkacionit me Malin e Zi, në kundërshtim me kërkesat e vazhdueshme të aleatëve ndërkombëtarë e posaçërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE), ka shumë gjasë që tre udhëheqësve kosovarë, presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Haradinaj, si dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, t’ua mbyllë “dyert” në këto shtete, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mediet në Kosovë ditë më parë kanë raportuar se Ambasada Amerikane në Prishtinë ia ka refuzuar vizën kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili planifikonte që të merrte pjesë më 4 shkurt 2018 në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA.

Pas këtyre raportimeve në medie, shefi i Qeverisë kosovare ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”, nuk e ka mohuar se ende nuk e ka marrë vizën, por, siç ka shkruar ai, është në pritje të kësaj të fundit.

“Më 24 mars ’98 kemi pasur momente jete apo vdekjeje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ’99, kur Amerika dhe NATO-ja na dolën në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritjeje deri më 24 mars ’99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar mes të tjerash Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme