Përçarja e VV’së ka lënë Kamenicën pa drejtorë

Përçarjet në Vetëvendosje kanë bllokuar emërimin e drejtorëve në komunën e Kamenicës. Kjo pasi kryetari Qëndron Kastrati, po merret me zhvillimet në qendër të partisë. Kastrati shihet si përkrahës i grupit të krahut të Dardan Molliqajt.

Komuna e Kamenicës po udhëhiqet nga kryetari dhe nënkryetari. Kjo pasi ende nuk është emëruar asnjë drejtor komunalë, ndryshe nga komunat e tjera në vend që kanë kompletuar qeveritë komunale.

Që nga 19 nëntori, kur mori besimin e qytetarëve për mandatin 4 vjeçar, Qëndron Kastrati nuk ka emëruar drejtorët.
Njësoj është edhe Kuvendi Komunal që vazhdon të jetë pa kryesues.

Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, Lëvizja Vetëvendosje pritet të udhëheq 7 drejtori, ndërsa AAKja do ta ketë nënkryetarin dhe 4 drejtori.

Kryetari Kastrati është parë të jetë i pranishëm në qendër të partisë, atje ku ka shumë zhvillime, pas përçarjeve dhe një seri dorëheqjesh përfshirë kryetarin Visar Ymeri.

VV së fundi u përça ndërkohë që Kastrati mori krahun e krahut të Dardan Molliqajt në VV.

Vetëvendosje do të mbajë zgjedhjet e brendshme muajin e ardhshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme