Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka folur për miratimin e ligjit të gjuhëve sot në Kuvend duke deklaruar se ky ligj pasuron Maqedoninë dhe i bën qytetarët gjithëpërfshirës.
“Ligji për gjuhët është ligj që pasuron Maqedoninë, e bën më të drejtë, më të barabartë, qytetarët i bën më gjithëpërfshirës dhe bëj apel që gjithë subjektet politike të përkrahin këtë ligj. Shfrytëzoj rastin paraprakisht të falënderoj të gjithë në gjuhën shqipe të gjithë deputetët që do e votojnë”, ka thënë Sela.