“Sot kisha kënaqësinë që të përuroj përfundimet e punimeve në rrjetin e ujësjellësit të Tetovës. Storja 20 vjeçare e ujit të pijshëm në Tetovë sot mer fund. Shënuam përfundimin e 8.5 kilometrave të rrjetit të ujësjellësit, që ishin stërgjatur pafundësisht, dhe si rezultat i këtij fakti qytetarët e Tetovës kishin probleme me ujin e pijshëm që është e drejtë bazike e çdo qytetari. Me përfundimin e rrjetit të ujësjellësit dhe me rrumbullaksimin e punimeve në filterstacion, përfundimisht kjo çështje mbyllet”, kështu kishte shkruar në rrjetin e saj social e para e Komunës së Tetovës, Tetuta Arifi e cila ka vënë edhe inicialet e saj në tubacionet e ujësjellësit.
Mirëpo, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Amir Elezi ka ironizuar me të parën e Komunës së Tetovës. Në një prononcim për portalin Sakte.net Elezi ka thënë se ky është nënshkrimi i turpit të qeverisjes,së BDI – së si shërbëtore e VMRO – DPMNE’së.
“Pas 16 vitesh qeverisje të BDI’se, Tetova u be me ujë të pijshëm dhe këtë kryetarja e Komunës, Teuta Arifi e quan “arritje të madhe”. A do të thotë kjo se duhet të presim edhe 16 vite qeverisje të korruptuar dhe të nënshtruar përballë Nikolla Gruevskit që Tetova të ketë ajr të pastër?”, ka pyetur Elezi./Sakte.net