BESA gjatë qeverisjes së saj planifikon që Universitetin “Nënë Tereza” ta transferojë në Kumanovë

Të mençurit e kanë thënë se një popull mund ta shfarosësh edhe pa shkrepur asnjë plumb, por vetëm nëse ia shkatërron më të vlefshmen që ka – rininë! Dhe atë mund t’ia asgjësosh ose duke ia ndaluar shkollimin, ose duke ia degraduar sistemin arsimor. Përfaqësues të Lëvizjes BESA pohojnë se shqiptarëve të Maqedonisë u kanë ndodhur dy të këqijat e lartëpërmendura: deri në fillimet e këtij shekulli atyre u ishte i ndaluar arsimimi i lartë në gjuhën shqipe, e pas legalizimit të Universitetit të Tetovës, BDI-ja e filloi degradimin e sistemit arsimor duke i shndërruar institucionet arsimore në degë të saj partiake. Burime nga kjo parti thonë se pas ardhjes së Lëvizjes Besa në pushtet, ky degradim i sistemit arsimor në gjuhën shipe do të merr fund. Sipas tyre, hap i parë që ata do ndërmarrin është që Rektoratin e Univesitetit “Nënë Tereza” ta transferojnë në Kumanovë, dhe atë, si edhe gjithë institucionet tjera arsimore t’i nxjerrin nga kthetrat e BDI-së e cila edhe këtë Universitet është duke e shndërruar në vend për punësimin e politikanëve të saj të dështuar. Sipas këtyre burimeve, kumanovarët e meritojnë të kenë një universitet edhe për shkak të kontributit që kanë dhënë për çështjen kombëtare por edhe për të mundësuar që në këtë universitet të studiojnë të rinjtë shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Lëvizjes Besa thonë se duhet analizuar mundësia që UEJL – in tërësisht ta transferojnë në Shkup, ndërkaq USHT të mbetet aty ku është dhe ta mbulojë Tetvën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, Strugën./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme