Drashkoviq: Ivanoviq u vra sipas modelit të shërbimeve të Millosheviqit

Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq ka vlerësuar se vrasja e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, sot në mëngjes, është “terrorizëm politik, i kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviqit nga vitet e 90-ta”.

Drashkoviq ka thënë se të shtënat në Oliver Ivanoviqin janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë, shkruan lajmi.net.

“Oliver Ivanoviq ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, ka theksuar lideri i SPO-së.

Drashkoviq ka shtuar se organet hetimore të Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-u, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet përgjegjëse në Serbisë, janë të detyruara që t’i zbulojnë kriminelët e këtij rasti

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme