Gostivarasi kryen mbi 100 vjedhje, në disa i ndihmon vëllai binjak

Një 22-vjeçar nga fshati Dobrosh i Gostivarit, me inicialet Xh.I., është akuzuar për katër vepra penale të vjedhjes së rëndë, ndërsa është i njohur për policinë për mbi 100 vjedhje që nga viti 2009, një pjesë të të cilave i ka kryer me ndihmën e vëllait binjak.

Zyra për Punë Kriminale nga Struga ka ngritur padi penale me të cilën ngarkohet për vjedhje të rënda të kryera në dyqanet dhe në institucionet publike në Strugë.

Në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2016, Xh.I. në SPB Ohër është paraqitur për kryerjen e 104 veprave penale, edhe atë 38 vepra në zonën e Ohrit, 30 në Strugë dhe 36 në Kërçovë.

Gostivarasi ka plaçkitur zyra komunale, dyqane, shtëpi, mishtore, agjenci turistike, barnatore, butiqe, vetura, prej të cilëve ka vjedhur para dhe mjete tjera, që sipas të dhënave, ka arritur të fitojë pasuri të paligjshme prej rreth 10 mijë eurove.

Pas daljes nga burgu më 1 korrik të këtij viti, hajni gostivaras në Ohër ka kryer katër vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe dy të vjedhjes së makinës, njoftoi zëdhënësi i SPB të Ohrit, Stefan Dimoski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme