Gashi: Njerzit e LDK-së më 12 qershor 1999 kanë qenë të tmerruar në Prishtinë nga UÇK-ja

I ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova ka qenë analisti politik, Dardan Gashi.

Ai ka folur për deklaratën e fundit të Veton Surroit i cili ka thënë se disa ushtarë të UÇK-së ishin armatosur kundër Serbisë aq sa kishin kapur armët edhe kundër Rugovës e LDK-së.

“Mund të them me pak rezerva se pajtohem me atë që ka thënë Surroi në disa segmente.

“Kanë qenë lëvizje që e kanë kundërshtuar, kanë ekzistuar para LDK, dhe me daljen në skenë të LDK kanë humbur, dhe më pas janë ringjallur kur lëvizja e Ibrahim Rugovës nuk ipte fryte.”

“Nëse shkojmë në vitet kur UÇK-ja dhe grupet që kanë punuar në Dukagjin dhe Drenicë, ku në ‘bunaret e tyre’ është futur njëjte si një serb, ashtu një zyrtar i LDK, të tilla kemi edhe në qeveri.”

“Trajtimi që i është bërë njerëzve në terren, si edhe pas luftës, ku kemi viktima të drejpërdrejta ku drejtojnë gishtin nga këto grupe.”

Gashia ka treguar për rastet ku në zonar ku ka operuar UÇk-ja ka pasur ndjekje të anëtarëve të LDK-së.

“Njerzit e LDK me 12 qershor 1999 kanë qenë të tmerruar në Prishtinë nga UÇK.”

“Edhe në zonat ku ka operu UÇK ka pas ndjekje të anëtarëve të LDK.”

“Nuk po flasim për ushtarë të thjeshtë, në 25 mijë ushtarë vendime kanë marrë 25 veta.”

Gashi thekson se armiqësitë politike kanë vazhduar deri në koalicionin qeverisës të parë PDK-LDK.

“Akterë kyç të LPK kanë qenë të ky}ur në shtabin e përgjithshëm. Armiqësitë politike kanë vazhdu deri në vitin 2007 kur është bërë koalicioni qeverisës të parë PDK-LDK.

” Krahu ushtarak i LDK nuk ka qenë shtabi i përgjithshëm në Drenicë.

“Kjo ka qenë fillimisht një ushtri e LPK dhe më pas është zgjeru formati. Këta kanë pas orientim të theksuar anti-LDK.”/Gazeta Blic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme