“Reduktimet e rrymës si pasojë e problemeve teknike”

Pavarësisht se një numër i madh i shtëpive në Hade dhe Shipitullë janë të ndërtuara pa leje, Qeveria nuk e ka ndërmend të ndryshojë vendimin e marrë.

Këtë fakt e ka konfirmuar shefi i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se të gjitha shtëpitë do të kompensohen pavarësisht vitit të ndërtimit, ndërkohë që ka thënë se përpos banorëve të këtyre fshatrave që do të punësohen në KEK, me nisjen e termocentralit Kosova e Re dhe hapjen e minierës së re, në Obiliq dhe qytetet përreth nuk do të ketë më të papunë, raporton KTV.

Këto komente kryeministri i bëri pas vizitës së realizuar në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Megjithëse më herët kishte kërkuar nga operatorët e energjisë që t’i mënjanojnë reduktimet e energjisë, Haradinaj ka pranuar se një gjë e tillë po ndodh.

Nga ana tjetër, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka bërë të ditur se nga blloqet e korporatës po arrihet të përmbushen 87% të kërkesave për energji. Ai ka thënë se është hequr djerrina për të siguruar rezerva me qymyr në mënyrë që të sigurohet stabilitet në operim.

Gjatë ditës, kryeministri ka qëndruar edhe në Komunën e Obiliqit, të cilëve u ka premtuar mbështetje në një varg projektesh, përfshirë edhe projektin për ngrohtoren.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme