PDK drejt shkatërrimit!

Vendimi i Kryetarit të PDK-së dega në Skenderaj, Sami Lushtaku për shkarkimin e Bekim Haxhiut nga funksioni i nënkryetarit të degës së kësaj partie dhe përjashtimi i shtatë asambleistëve komunal nga PDK, po e dërgon këtë subjekt politik që kishte ruajtur stabilitetin në këtë komunë deri më 22 tetor të viti të kaluar, drejtë shkatërrimit.

Kështu së paku është shprehur nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku i cili është edhe anëtar i PDK-së. Ai duke e konsideruar si të padrejtë vendimin e kryetarit Lushtaku, thotë se po iu hakmerret të gjithë atyre që i qëndruan afër kryetarit të tanishëm të Skenderajt, Bekim Jashari.

Kryetari i PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku është duke ju hakmarruar anëtarëve të partisë së tij, gjë që është e padrejtë kjo që po ndodh tani kam dëgjuar që kanë ndodhur vetëm në kohën e komunizmit”, tha nënkryetari Lushtaku.

Marrë për bazë zhvillimet e djeshme në këtë komunë, Lushtaku veçon se partinë e tij nuk po e presin ditë të mira, por se po shkon drejtë shpërbërjes.

Nuk e di se cili është synimi i tij, përveç që këto zhvillime janë dukeshkojnë kah shkatërrimi i partisë dhe nëse dikush e ka këtë synim le të provon”, u shpreh nënkryetari Lushtaku i cili gjatë dy legjislaturat e fundit kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Ai megjithëse pohon se nuk do të qëndrojnë duarkryq karshi këtyre zhvillimeve, thekson se vendime të tilla merren çdoherë kur duan që të largojnë dike nga partia.

Të heshtur nuk do të qëndrojmë karshi kësaj ngjarje, me i përjashtu njerëzit që janë zgjedhur nga populli nuk është e drejtë dhe nuk ka qenë kryesia ajo e cila e ka marrë këtë vendim por këtë e ka bërë në një mbledhje ku zakonisht kështu veprohet kur duan të vendosin kundër dikujt”, u shpreh ai.

Ndërkaq vetë Haxhiu, nuk e ka pranuar vendimin e kryetarit Lushtaku. Sipas tij, është vetëm lideri i PDK-së Kadri Veseli ai cili mund të vendos për të ardhmën e tij në parti.

Kur nisen përçarjet në PDK-në e Skenderajt?

Ishte muaji shtator i vitit të kaluar nga kur edhe filluan problemet në degën e PDK-së në Skenderaj, atëherë kur ish-kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, rishfaqi dëshirën e tij për të udhëhequr edhe për një mandat këtë komunë, pas lirimit të tij nga burgu.

E kjo dëshirë e tij, e bërë të komplikuar situatën në parti, meqenëse lideri i PDK-së Kadri Veseli kishte realizuar një marrëveshje ‘sekrete’ me ish-deputetin Nuredin Lushtaku që ai të mos merrte pjesë në zgjedhje të parakohshme parlamentare por të kandidohej për kryetar të Skenderajt. Ky i fundit madje kishte paralajmëruar përçarjet brenda partisë, duke thënë se do të mbështes një kandidat tjetër në atë mënyrë që t’i pamundësohej fitorja Lushtakut.

Këto zhvillime ndikuan që PDK-ja të tërheq kandidaturen e saj në këtë komunë, duke i krijuar kushte më të favorshme në zgjedhje kandidatit të pavarur Bekim Jashari, i cili edhe doli fitues me rezultat të thellë përballë kundërkandidatëve tjerë.

Për gjatë tërë fushatës elektorale Nuredin Lushtaku së bashku me Bekim Haxhiun dhe disa anëtarë të tjerë i kanë qëndruar në krah Jasharit, për t’ia bërë me të lehtë këtë garë, veprim për të cilin në fund Haxhiu morin një ndëshkim nga kryetari i PDK-së në Skenderaj.

PDK-ja kishte qeverisur këtë komunë që nga paslufta me shumicë të votave. /Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme