Molliqaj zbulon akuzat e Kurtit ndaj Shpend Ahmetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur për akuzat e Kurtit ndaj tij. Ai ka bërë të ditur se si Kurti në një takim me të i ka thënë se Shpend Ahmeti ka marrëveshje të nënshkruar me ambasada për luftimin e tij.

Ndërsa, Molliqaj tha se ai e kishte akuzuar se ishte në dijeni të një plani të UDB-së, kundër tij.

“Albin Kurti i ka thënë Visar Ymerit se Dardani po do me u bë kryetar. Unë e kam ftuar Albinin në takim. I kam thënë se është dashur të më thërrasësh në takim, edhe të them që s’mendoj se duhet të jem unë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti më tha se ky është problem më i madh, se ndaj tij ka pasur grupacione që duan të më eliminojnë politikisht. I kam thënë se e kom pa që ka luftë ndaj teje. Më tha se njerëzit nga UDB-a duan të më luftojnë. Kinse unë jam i vetëdijshëm për planin serb që po bëhet ndaj tij. Kurti më tha se dallimi mes teje e Shpend Ahmetit është se ai ka marrëveshje me shkrim me ambasadat kundër meje, e ti je i informuar për planin serb”, tha tutje Molliqaj në Rubikon të KTV-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme