Aktakuzë për vrasje ndaj dy personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.Ll. për vrasje dhe kundër të pandehurit F.G. për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.Ll. më 14.07.2017, pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën I.G. hynë në oborrin e këtij të fundit merr një sëpatë dhe e godet viktimën në pjesën e sipërme të kokës dhe në vetullën e djathtë, ashtu që si pasojë e kësaj i njëjti ndërron jetë.

I pandehuri F.G. me të kuptuar se prindi i tij ka ndërruar jetë, merr një pistoletë dhe niset në drejtim të shtëpisë së të pandehurit F.Ll., ashtu që me t’u afruar ka shtënë njëherë, e më pas shkon te dera e oborrit futë dorën brenda dyerve dhe shtie në drejtim të F.Ll., por nuk arrin ta godasë.

Me të vërejtur këtë situatë i pandehuri F.Ll. me qëllim që ta zmbrapsë sulmin nga vetja nxjerr një armë dhe me të shtënë 7 herë në drejtim të pandehurit F.G. të cilin e godet me tre plumba dhe i njëjti urgjentisht dërgohet në spital.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme