Qeveria s’flet për “Lutjen e fitores”, por është kundër nxitjes së urrejtjes

Qeveria e Kosovës nuk ka dashur të flas lidhur me “lutjen e fitores”, të mbajtur në xhaminë e Prizrenit, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet).

“Lutja e fitores”, është bërë në Prizren, në mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilët tash e gjashtë ditë kanë nisur operacionin “Dega e Ullirit”, kundër pozicioneve kurde në rajonin Afrin të Sirisë

Lidhur me këtë, Qeveria vetëm ka dhënë një deklaratë të përgjithshme, ku thuhet se Qeveria është kundër çdo nxitjeje të urrejtjes.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin kudo në botë dhe kundër çdo nxitjeje të urrejtjes dhe përfshirjes së shtetasve të Kosovës, në konfliktet jashtë vendi”, thuhet në përgjigjen që Qeveria i ka dërguar KosovaPress-it.

Sipas një raporti të Anadolu Agency, kjo është kryer në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet).

Sipas AA, qytetarët e vendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turk në Kosovë, pas leximit të Kur’anit janë lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Lutja e fitores” është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth’.Programi është udhëhequr nga Mustafa Tombaş, i cili është përfaqësues i Diyanetit dhe imam në xhaminë Sinan Pasha të Prizrenit.

Në këtë program ku kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezentë edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme