Në veri të Mitrovicës, të regjistruara mbi 3100 biznese

Në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë të regjistruara 3.180 subjekte ekonomike (biznese), veprimtaria kryesore e të cilave është tregtia me shumicë dhe me pakicë, bujqësia, industria e përpunuar dhe ndërtimtaria.

Sipas një studimi të Institutit për Zhvillimin Ekonomik Territorial – INTER në veri të Mitrovicës, numri i bizneseve të regjistruara në komunat veriore të Kosovës është rritur pas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, veçanërisht në vitin 2015.
Studimi ka treguar se veprimtaritë kryesore të bizneseve në veri janë: tregtia, bujqësia, ndërtimtaria dhe industria e përpunuar.

Duke paraqitur rezultatet e hulumtimit në një tryezë të mbajtur në veri të Mitrovicës, Jovana Jakovleviq, hulumtuese e INTER, ka thënë se kjo strukturë e veprimtarive ndryshon në Mitrovicën Veriore, ku bujqësia nuk është edhe aq shumë e përfaqësuar, por që zëvendësohet me inovacione shkencore teknike për shkak të prezencës së Universitetit serb në Mitrovicën veriore, shkruan Zëri.

“Kur bëhet fjalë për trendin e regjistrimit të subjekteve ekonomike në veri të Kosovës, duke shikuar periudhën nga viti 2000, kur ka filluar regjistrimi i afaristëve në Agjencinë për Regjistrimin e Subjekteve Ekonomike të Kosovës e deri në fund të vitit 2017 numri i subjekteve ekonomike të regjistruara me sistemin kosovar është rritur dukshëm pas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, më së shumti janë regjistruar në vitin 2015”, ka thënë Jakovlevi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme