Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot do të vendosë për kërkesat e PTHP-së për krim të organizuar dhe korrupsion të deputetes Zhaklina Peshevska që t’i zëvendësohet arresti shtëpiak me masa të sigurisë, ndërsa Igor Durllovskit paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpie.
Kërkesat e Prokurorisë, siç u tha në brifingun e sotëm me kryetarin e Gjykatës, Ivan Xholev, janë dorëzuar deri te Këshilli penal dhe pritet që deri në fund të ditës së sotme të sillen edhe vendime. Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkoi zëvendësim të masës “paraburgim” me “arrest shtëpie” dhe për Elena Docevska-Bozhinovska, e punësuar në Kuvendin e RM-së, e cila është ndër të dyshuarat për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar.
Për të dyshuarit e tjerë për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë kërkohet vazhdim i masave tani më të shqiptuara. Xholev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se Këshilli penal gjyqësor në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykatës Penale i ndau rreth 6.000 euro, gjegjësisht 350.000 denarë për furnizim të kamerave të reja për incizimin e gjykimeve, por, siç shtoi, nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta zbatuar procedurën e tenderit, për çka më 31 dhjetor paratë janë tërhequr mbrapa.
Xholev në brifingun e sotëm me gazetarët tha se furnizimi i kamerave për regjistrim tonik dhe vizual-tonik të gjykimeve është në fazë të re dhe se së shpejti edhe kjo duhet të rregullohet. Gjykata, siç shtoi, tani disponon me dy kamera. Në kontekst të kësaj shtoi se fyerje për Gjykatën është se disa pjesëmarrës në procedurat gjyqësore deklarojnë se kamerat me të cilat regjistrohen seancat gjyqësore janë “për dasma”. Në lidhje me Sistemin për sistemim automatik të lëndëve te gjykatësit (AKMIS) në Gjykatën Themelore Shkupi 1, Xholev tha se në dy kontrolle të ndryshme deri më tani e kanë hulumtuar Prokuroria Speciale Publike dhe Grupi i ekspertëve nga Ministria e Drejtësisë, për nevojat e PTHP – Shkup. Kryetari i Gjykatës Penale dhe gazetarët sot u dakorduan për mbajtjen e raportimeve të rregullta, çdo të martë të parë dhe të tretë të muajit, me qëllim që të ketë komunikim më të mirë. koha