Edhe kirurgët e Mitrovicës hyjnë në grevë, kjo është kërkesa e tyre

Kirurgët e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës nga sot i janë bashkangjitur grevës së kolegëve të tyre nga QKUK në Prishtinë.

Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një vendimi të marr unanimisht nga reparti abdominal dhe kirurgjia e përgjithshme në këtë spital.

“Kolegjiumi i repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Mitrovicë pas diskutimit për gjendjen e vështirë, kemi vendosur unanimisht të ju bashkangjitemi grevës”, thuhet në vendim.
E kërkesat e tyre janë më të mëdha sesa ato të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë. Derisa sindikalistët kanë kërkuar rritjen e pagave me koeficient 8, mjekët e Mitrovicës po kërkojnë koeficientin 11.

Ata kanë paralajmëruar kryeministrin, ministrin e Shëndetësisë, drejtorin e SHSKUK-së dhe atë të Spitalit të Përgjithshëm dhe Odën e Mjekëve.

“Ne të poshtëshënuarit unanimisht kemi vendosur në shenjë reagimi intelektual dhe protestë të ju paralajmërojmë se sipas ligjit do të pësojë ndërprerja e plotë e punës dhe për këtë nuk mbajmë kurrfarë përgjegjësie, në rast se nuk plotësohet kërkesa jonë brenda 14 ditësh”, thuhet në këtë vendim.
Të nënshkruar në këtë vendim janë mjekët: Dr. Xhika Leku, Dr. Vehbi Leku, Dr. Arben Haliti, Dr. Lindita Uka Musa, Dr. Fatbardha Rexha, Dr. Albert Miftari, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Alban Bislimaj.

Në grevë nga dita e hënë kanë hyrë edhe kirurgët abdominal të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK. Ata nuk i ka bindur as ministri Uran Ismaili për ta ndërprerë grevën. Ai ua ka bërë me dije se pagat nuk mund të ndryshohen deri në rishikimin e buxhetit në muajin qershor.

Por kirurgët madje kanë paralajmëruar se nga java tjetër do të ndërpresin edhe punën në repartin e emergjencës në këtë klinikë. /Gazeta Shneta/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme