“Nuk është në interes që LDK – ja të ketë një kryetare ose një kryetar në emër të diçkaje që nuk e garanton se e bashkon deri në anëtarin e fundit votën e LDK – së”, ka thënë Lufi Haziri.
Ai ka thënë se është legjitime që të ketë motive dhe ambicie të çdo individi brenda në LDK që të jetë në krye të saj.
I pyetur se nëse do të ishte e panatyrshme që Vjosa Osmani apo Arben Gashi të jenë në krye të LDK’së, ndërsa Lutfi Haziri të jetë nënkryetar i asaj partie përkundër bagazhit politik dhe përvojës së tij të gjatë në këtë parti, ai e ka thënë të kundërtën.
“Unë nuk e shoh ashtu. Është shumë e natyrshme edhe shpresoj edhe besoj që mund të bëhen një ditë kur ata kërkojnë, por unë e shoh ndryshe mënyrën e organizmit, strukturimit dhe mobilizimit e shoh krejt në një mënyrë tjetër dhe besoj se kjo është rruga më e mirë se sa me qenë peng i disa ambicieve dhe disa normave kushtimisht. Sepse pa norma dhe pa rregulla normalisht partia nuk funkcion”, ka deklaruar Haziri, raporton Sakte.net
Sipas tij, LDK – ja nuk ndryshon, nuk pëson metamorfozë nga presionet e jashtme. Megjithatë, ai ka pohuar se LDK më nuk është e njëjtë siç ka qenë dikur.
“I gjithë opinioni mirren me LDK duke dëshiruar që asaj t’i imponojnë metamorfozë të panatyrshme. LDK këtë nuk e ka pranuar kurrë. Gjithë ata që e dinë se si funkcionon demokracia e saj e brendshme, e dijnë shumë qartë se LDK nuk pëson metamorfozë pse dikush don ose pse dikush i bën presion nga jashtë, apo pse dikush mundohet me e shkaktu atë”, ka thënë Haziri i cili ka ndërmendur që momenti më i dhimbshëm i kësaj partie ka qenë ai i viti 2006 kur është ndarë kjo parti. Sipas tij, nëse nuk do të ekzistonte ky moment, sot LDK do të vazhdonte të ishte në kuotën e njëjtë të votëbesimit./Sakte.net