A do të ketë luftë! Ja çfarë thotë Frçkovski

Ish-ministri i brendshëm në Maqedoni, profesori universitar Lubomir Frçkovski, është ndër njohësit e thellë të realitetit politik në vend dhe që ka një protagonizëm të pandërprerë në jetën publike me prognozat e tij. Ai në një intervistë për portalin tesheshi.com ka folur për Platformën e Përbashkët të Shqiptarëve, votat shqiptare në adresë të LSDM-së, përgjegjësinë politike dhe penale të politikanëve, rolin e faktorit ndërkombëtar në politikën e Maqedonisë, si dhe mundësinë e (mos)mbajtjes eventuale të zgjedhjeve të parakohshme.

Intervistoi: Mensur Krasniqi

Të fillojmë nga zhvillimet e fundit politike në Maqedoni. Si do ta kishit komentuar vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov të refuzon t’ia dorëzojë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev nën arsyetimin se pranimi i Platformës së Shqiptarëve paraqet cenim të sovranitetit shtetëror?

Kjo është shkelje e Kushtetutës. Ivanovi duhet patjetër që t’ia dorëzojë mandatin atij që ka dëshmuar se ka shumicë parlamentare(nuk ka opcion tjetër kushtetues). Nuk ka mundësi për kushtëzime dhe bllokime. Nëse vjen deri te kjo, ashtu siç erdhi, duhet të tejkalohet Presidenti dhe të shkohet në seancë të Kuvendit dhe të formohet qeveria. Kjo është absolutisht kushtetuese!

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE insiston që mos të pranohet Platforma Shqiptare nga ana e LSDM-së, dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare?! Çka do kishin ndryshuar zgjedhjet e reja?

Kjo është strategji e krijimit të një kaosi dhe refuzim që të shkohet në opozitë si strategji jodemokratike. Ajo duhet të humbet, dhe jo që të mendon se do t’i shkonin në favor “zgjedhjet e reja”.

Gjithashtu, nga VMRO-DPMNE paralajmërojnë që nëse pranohet Platforma Shqiptare mund të vijë deri në një gjendje të jashtëzakonshme(lufte). Sa është i mundshëm ky skenar?

Nuk është e mundur, ajo është vetëm përhapje e frikës. Gjendje të jashtëzakonshme mund të shpallë vetëm Kuvendi, ndërsa për momentin nuk ka kushte për një gjë të tillë. Nuk do të përlahen popujt ndërmjet vete pse DPMNE-ja nuk dëshiron të shkon në opozitë e liderët e saj të përfundojnë në gjykime dhe burgje. Situata momentale do të kalohet vetëm me kundërshtime strikte të shumicës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Në prezantimin e programit të qeverisë, Zoran Zaev deklaroi se fajtor për krizën politike në Maqedoni janë Gruevski dhe grupe kriminale të VMRO-së. A nënkupton kjo se ai po amniston përfaqësuesit e BDI-së?

Jo, por ai po e vë theksin te kryesorët. Prokuroria Publike Speciale tani më ka hapur lëndë për përfaqësuesit e BDI-së dhe do t’i hetojë deri në fund. Por tani të flitet për të është sikur të luftosh në dy fronte, që realisht Zaevit kjo nuk i duhet. Hap pas hapi deri në një qeveri stabile dhe hapje të lëndëve të reja të PSP-së.

Cila është fuqia e faktorit ndërkombëtar në ndryshimin e drejtimit të zhvillimeve politike në Maqedoni, përveç këshillave dhe rekomandimeve?

Për Maqedoninë, që është shtet i vogël, dhe që çdoherë ka qenë e hapur në drejtim të komunitetit ndërkombëtar, roli i saj është i madh dhe progresiv. Gjithë kjo nuk kishte me ndodhur pa mbështetjen e qartë dhe të fortë të ndërkombëtarëve.

Të kthehemi te zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe votat e shqiptarëve për LSDM-në. A bëhet fjalë për një dëshpërim të madh të shqiptarëve ndaj partive të tyre, apo se kanë dashur më shumë se maqedonasit ta rrëzojnë Gruevskin nga pushteti?

Jo, bëhet fjalë për besim ndaj Zaevit dhe guximit të tij që ta rrëzojë Gruevskin dhe demaskon Ahmetin. Ajo është votim edhe kundër BDI-së, por edhe për platformën qytetare të LSDM-së. Mendoj që ky trend do të ngelet, që është shumë mirë për zhvillimet e ardhshme politike në Maqedoni.

Nëse nuk konstituohet Kuvendi, kjo automatikisht do të thotë edhe anulim të zgjedhjeve lokale, që ishin paraparë të mbahen diku nga fundi i muajit maj. A mund të pritet që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahet edhe zgjedhjet e reja të parakohëshme parlamentare?

Jo, zgjedhje parlamentare nuk ka gjasë, ndërsa lokalet do të anulohen. Askush nuk është i çmendur të shkojë në zgjedhje lokale me platformën: Të votohet kundër Platformës Shqiptare dhe kundër LSDM-së. Mendoni pak???

Zgjedhjet lokale do të mbahen sigurisht nga muaji shtator, dhe qeveria e re do t’i organizojë ato. Ajo do jetë edhe një humbje e madhe për DPMNE-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme