A është ky postimi në Facebook, pas të cilit u alarmua Njësia Speciale për mbrojtjen e Kurtit?

Kryeministri Albin Kurti thuhet se ka pranuar një kërcënim dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar duke mos treguar arsyen apo formën se si e ka pranuar kërcënimin.

Në media është publikuar një postim kërcënues në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”.

’50 mi euro kush e vret  Albin Kurti’, shkruhet në postim.

Kështu një person ka shkruar në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social Facebook.

Në atë postim, siç mëson Syri.net Kosova, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale.

Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë.

Por ka dyshime gjithnjë që mbesin të pakonfirmuara se Kurti mund të jetë kërcënuar edhe për një operacion të mundshëm të Policisë në veri, të cilin sot në mbledhje urgjente te qeverisë e ka përmendur edhe presidenti serb, Vuçiq.

Ky është kërcënimi i parë ndaj Kurtit i bërë publik që nga marsi kur e mori detyrën në Qeveri.

Por, Kurti më parë ishte kërcënuar edhe si opozitar.

Në dhjetor të vitit 2019 përmes një postimi në Facebook e kishte kërcënuar zyrtari atëhershëm i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Ja postimi:

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme