Audrey Glover, kryetarja e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it me përfaqësuesit e KiE dhe PE në një deklaratë për mediat duke paraqitur raportin paraprak të zgjedhjeve të 14 Majit, është shprehur se është e vështirë të thuhet që në Shqipëri u mbajtën zgjedhje të lira dhe të drejta.
Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta, Glover tha:
Gjëja kryesore me njerëzit është kjo, njerëzit duhet të jenë të lirë për të votuar për atë që duan dhe jo të votojnë për dikë që u thuhet se duhet të votojnë. Mendoj se kjo është e rëndësishme dhe shpresoj gjithashtu se masa do të merren sipas legjislacionit ekzistues për tu siguruar që manipulimi të marrë fund.
© SYRI.net



