Adi Krasta largohet nga News 24, Rama dhe Veliaj ultimatum Hysenbelliut për të pushuar gazetarin

Një ndër zërat më kritikë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij është gazetari i mirënjohur Adi Krasta.

Por duket se kritikat e herë pas hershme të tij kanë bërë që sërish t’i kushtojnë vendin e punës.

Mësohet se Krasta nuk do jetë më në News 24, kjo për shkak se pronari i televizionit, Irfan Hysenbelliu është “kërcënuar” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Qëndrimet e Krastës kanë qenë kundërshtuese ndaj qeverisjes që në muajt e parë të saj.

Një monolog i Krastës në 2013 mbi shpërndarjen e frekuencave dixhitale, transmetuar në Agon Channel shkaktoi nervozizëm të madh te kryeministrit Rama.

Tri herë gjatë dy mandateve qeverisëse të socialistëve është larguar Krasta me kërkesa ultimative nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

Në fillim ndërhyrja e qeverisë çoi në mbylljen dramatike të Agon Channel.

Më pas Krasta nuk u lejua të vazhdonte sezonin e dytë të programit “E Diel”,  në Top Channel.

Monologu mbi të rinjtë që rekrutoheshin nga qeverisja për tu përdorur si ushtri e posaçme për sulmet online kundër atyre që mendonin ndryshe, bëri që me urdhër të Vjollca Hoxhës i gjithë programi i fundit “E Diel” të hiqej nga YouTube.

Këtë herë, kërkesa e Ramës dhe Veliajt për “kokën” e Krastës i është bërë vazhdimisht një pronari  të shantazhueshëm të cilin si dhe pronarë të tjerë mediash pushteti socialist i ka ballafaquar me tatime e kontrolle të posaçme ndëshkuese ose me favore shumë-milionëshe.

Marrëdhënia konfliktuale e kryeministrit Rama me mediat dhe drejtuesit e programeve del shumë në pah në një vit me probleme të thella, të pazgjidhshme, të politikës aktive në Shqipëri si dhe tharjen e plotë të fondeve për të cilat ka nevojë industria televizive e cila është tanimë në një krizë të thellë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme