Adoleshentja e kidnapuar gjendet pas 17 vjetësh

Një adoleshente e kidnapuar dhe e detyruar që të martohet me një burrë dy herë më të madh se ajo, është shpëtuar pas 17 vjetësh kur familja e saj pranoi një letër, të cilën ajo e kishte shkruar pesë vjet më parë.

Gruaja, tani 32-vjeçare, e identifikuar nga nofka A Hua, jetoi në qytetin e Jinjiangut në lindje të Kinës kur papritur ishte zhdukur një ditë në vitin 1999.

Ajo ishte 15-vjeçare kur ishte zhdukur. Babai i saj Ke, ka thënë se familja nuk dinte se si të gjente vajzën.

Ata besonin se ajo kishte ikur dhe nuk kishin prova për ndonjë rrëmbim të mundshëm.

Këtë javë ajo është bashkuar me familjen e saj, pasi iu lut një fqinji që të shkruante një letër për familjen, në të cilën ajo tregoi vendin se ku po mbahej.

A Hua ka sqaruar se kishte një shok në banesën fqinje. Ai jetonte me të afërmit e tij që ishin punëtorë nga jug-perëndimi i provincës Guizhou.

Në ditën e kidnapimit, A Hua u ftua nga grupi për një udhëtim në Guizhou, 100 milje larg, dhe gruaja e pafajshme pranoi ftesën e tyre me besimin se ata nuk do t’i bënin asgjë.

Ajo në fshatin e tyre ishte detyruar të martohej me një burrë 30-vjeçar me emrin Huang, gruaja e të cilit kishte vdekur pak kohë më parë.

E mbajtur kundër dëshirës së saj, A Hua ka dy djem me Huangun dhe nuk mund të largohej apo të kontaktonte familjen e saj.

Pesë vjet më parë A hua fshehtas shkroi një letër për prindërit e saj dhe e kishte lutur një fqinje që ta dërgonte letrën me postë në adresën e familjes së saj, transmeton Koha.net.

Por fqinja nuk i kishte besuar A huas dhe e mbajti letrën për pesë vjet. E penduar që nuk e kishte dërguar letrën pesë vjet më parë, fqinja me “SOS” ditë më parë e kishte nisur letrën në adresën e familjes së A Huas.

“Të respektuar baba dhe nënë, përshëndetje. Kjo është hera e parë që po ju shkruaj. Jam e vetmuar dhe më mungoi fort. Detyrohem që të punoj çdo ditë dhe po vdes nga lodhja. Ejani dhe më merrni në shtëpi ju lutem!”, kishte shkruar A hua.

Tani autoritetet janë duke kërkuar të dyshuarit për trafikim njerëzor, por deri më tani ende nuk ka të arrestuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme