Anulohet seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut

Në mungesë të njërit nga ekspertët e ekipit mjeko-ligjor  është anuluar seanca gjyqësore për rastin e vogëlushit Almir Aliu e cila ishte paraparë të vazhdojë sot. Mësohet jo zyrtarisht se seanca e radhës është caktuar për më datë 4 maj.

Vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu humbi jetën pak ditë pasi u shtyp me makinë nga ana e Boban Ilic në natën e 25 qershorit të vitit të kaluar. Në bankën e të akuzuarve qendrojnë 4 persona, Boban Iliç i akuzuar për vrasje dhe 3 të tjerë të akuzuar për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliu. Jo zyrtarisht incidentit i ka paraprirë një përleshje fizike. Referuar Kodit penal, neni 123, paragrafi 2, i akuzuari Boban Iliç mund të dënohet për veprën penale “vrasje me paramendim” dhe veprën tjetër të po këtij neni, tentim për vrasje ndaj prindërve të Almir Aliut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme