Agim Bahtiri, Fatmir Matoshit: Kqyri punët tua dhe merru me Veriun e Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, në një bisedë për Gazetën Blic, ka arsyetuar prezencën e tij në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, të bërë kundër qeverisë Haradinaj, me moton “Kundër PANhajnisë”.

Bahtiri ka thënë se në tubimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë pjesë si kryetar i Mitrovicës së Jugut, e jo si anëtar i AKR-së.

Zyrtari i lartë i partisë së Behgjet Pacollit, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë Haradinaj dhe koalicionit PAN, pjesë e së cilës është edhe vetë AKR-ja.

Bahtiri ka thënë se në tubimin e VV-së kundër PAN-it, ka dalur që ta ndalojë korrupsionin në vend, duke thënë se të gjithë e dinë që ai (korrupsioni v.j), është ende prezent dhe e keqja vazhdon të mbizotërojë edhe më tutje në Kosovë.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bahtiri, ka hedhur akuza ndaj qeverisë Haradinaj, duke thënë se “nuk kanë bërë asgjë për qytetarët e Mitrovicës”.

Përkundër premtimeve, sipas Bahtirit, rezultati i kësaj qeverie pjesë e së cilës është edhe partia në të cilën bënë pjesë edhe ai (AKR), janë zero.

“Po të gjithë e dinë që në Kosovë ka korrupsion. Të gjithë e dinë që kjo qeveri nuk bënë punë të mirë. Unë mund të flas si kryetar i Mitrovicës dhe të them që kjo qeveri nuk ka bërë asgjë në qytetarët e Mitrvicës. More asgjë nuk ka bërë për këtë qytet. Kanë kaluar gati dy vite që nga formimi i kësaj qeverie dhe rezultati për Mitrovicë, është zero”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri, ka sqaruar se në tubimin e Vetëvendosjes, ka qenë si kryetar i Mitrovicës, teksa ka akuzuar deklarimet e anëtarit tjetër të partisë, Fatmir Matoshi, i cili për pjesmarrjen e Bahtirit në tubimin e VV-së, tha se nuk e ka përfaqësuar AKR-në.

Bahtiri, tha se Matoshi nuk ka të drejtë të flasë fare në emër të AKR-së, duke e këshilluar se në vend se ta bëjë këtë, të bëjë diçka për shqiptarët e Veriut të Mitrovicës, të cilën po rrezikohen cdo ditë nga ndërtimet e shtëpive nga Serbia.

“Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë kundër të keqes. Në tubimin e Vetëvendosjes, kam qenë personalisht dhe si kryetar i qytetit. Nuk kam qenë aty dhe as nuk kam folur në emër të AKR-së. Këtë ta dinë mirë që të gjithë anëtarët e AKR-së, që as unë as askush tjetër, përvec Behgjet Pacollit, nuk ka të drejtë të flas në emër të AKR-së, sepse janë shpallur zgjedhjet brenda partisë dhe të gjitha funksionet tjera tonat kanë rënë. Kështu që Fatmir Matoshit i them se në vend që të flasësh në emër të AKR-së, bë dicka për shqiptarët e Veriut të Mitrovicës, të cilët po rrezikohen cdo ditë nga ndërtimi i shtëpiave nga ana e Serbisë. E ke detyrë që të bësh dicka, sepse je Ministër”, ka thënë Bahtiri.

I pyetur se me këtë paknaqësi ndaj qeverisë Haradinaj, pjesë e së cilës është edhe AKR-ja, a mund të ketë largim të tij nga partia, Bahtiri, nuk deshi të flasë. Tha se e rëndësishme për të, është që “ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë kundër së keqës”, edhe “nëse ajo vjen nga partia në të cilën gjendet”.

“Nuk mund të flas tani për tani për udhëtimin tim politik, se në cilën parti. E rëndësishme është që unë vazhdoj të jem kundër së keqës në vend, nga kushdoqoftë që vjen. Nga cilado parti që të është në pushtet”.

Bahtiri foli edhe rreth mundësisë që ai të merr pjesë në protestën e Lëvizjes Vetëvendosjes, e cila është paralajmëruar, por nuk është caktuar ende data.Ai për Gazetën Blic, tha se vendimin për pjesmarrjen apo jo në atë protestë, do ta merr në momentin kur të vjen koha dhe pas analizimit të situatës.

“Nuk e di, kur të vjen koha e protestës, do ta analizoj situatën dhe do e marr vendimin se a do të jem në protestë apo jo. Tani për tani është herët të flas”, shtoi ai.

Bahtiri ripsëriti se në tubimin e organizuar nga partia e Albin Kurtit, ka marrë pjesë si kryetar i Mitrovicës, teksa kritikoi sërish deklarimin e bashkpartiakut të tij nga AKR, Fatmir Matoshi.

Ia përsëriti mesazhin që “t’i shikojë punët e veta”.

Ndër të tjera Bahtiri akuzoi PAN-in, për mos inicimin e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Bahtiri gjatë ditës së djeshme, në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër PAN-it (PDK-së, AAK-së, NISMA-s dhe AKR-së), ka hedhur akuza të rënda ndaj tyre.

Kërkoi nga qytetarët që kësaj radhe mos të lëshojnë pe dhe dhe ta zgjedhin Albin Kurtin, në krye të vendit.Edhe dje Bahtiri, potencoi se përkundër që vjen nga një parti e cila është pjesë e qeverisë, “nuk e njeh askënd kur është në çështje kombi”.

“Kësaj radhe nuk guxojmë me leshu pe, të bëhemi bashkë t’i largojmë njerëzit që e dëmtojnë këtë vend dhe ky vend meriton Albin Kurtin në krye, puna e palodhur e tij dhe njerëzit që e rrethojnë atë duhet t’i japim mbështetje. Unë vij nga tjetër parti por nuk njoh parti kur është në cështje kombi” deklaroi dje Bahtiri në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, në Mitrovicë.

Pjesmarrja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të AKR-së.

Nënkryetari i partisë së Behgjet Pacolli, Fatmir Matoshi ka thënë sot se Agim Bahtiri nuk e ka përfaqësuar partinë në tubimin e VV-së kundër Qeverisë në Mitrovicë.

Matoshi ka thënë se Bahtiri ka mundur të marrë pjesë vetëm në emër të tij por jo të AKR-së.“Ai mund të bën në emër të vetin. AKR i jep mbështetje të plotë kësaj Qeverie, punëve dhe projekteve që po kryhen. Pjesëmarrjen e Agim Bahtirit nuk e komentoj. Nuk e përfaqëson qëndrimin e AKR’së/ Një pjesëmarrje e tillë nuk e përfaqëson qëndrimin e AKR’së”, ka thënë Matoshi, të dielën për Express.

Agim Bahtiri, Kryetar i Mitrovicës dhe nenkryetar i AKR-së, kishte marrë pjesë në bisedimet për lidhjen e koalicionit mes PDK’së e AKR’së.Madje, kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes që kishte ndodhur me shtëpinë e Pacollit në Hajvali.

Mirëpo, para se të ndodhte koalicioni me PDK-AKR, Agim Bahtiri pati thënë se më përpara shkon në varr se që bëhet një marrëveshje e tillë.“Më përpara shkoj në tabut sesa me PDK-në”, kishte thënë Bahtiri.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, tashmë ka nisur një cikël të tubimeve në mbarë Kosovën. Ata po synojnë mobilizimin e kosovarëve për të organizuar protestakundër qeverisë Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi.

Deri më tani, tubimet e partisë së Kurtit, janë mbajtur në qytetin e Vushtrrisë, Podujevës dhe Mitrovicës.

Kurti paralajmëroi në këto tubime se do të ketë protesta mbarëpopullore, për sic ka thënë ai “kundër së keqës në vend”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme