Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar sërish për vdekjen e Astrit Deharit, duke thënë se dikush do të jap përgjegjësi.
Postimi i plotë:
Çka me thënë e si me i ngushëllu familjen e shoqërinë e aktivistët e vetën? Humbëm një shok, një idealist, një punëtor të palodhshëm por mbi të gjitha një njeri të mirë. Dikush ka me dhënë përgjegjësi, por sonte mendja më shkon vetëm te familja e Astritit e shpresoj se disi e gjejnë fuqinë të mbahen duke qenë krenar se kanë rritur fëmijë të jashtëzakonshëm.
Astrit, u prehsh në paqe!