Qindra qytetarë ndezin qirinj në nderim të Astrit Deharit

Qindra qytetarë janë tubuar para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku lëvizja Vetëvendosje ka thirrur për ndezje qirinjsh, në nderim të aktivistit Astrit Dehari, i cili dje ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara në burgun e Prizrenit.

Astrit Dehari, ishte i arrestuar bashkë me pesë persona të tjerë, si i dyshuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.